Sfidat e Xhevahir Spahiut

Ai i përket racës së rebeluar të poetëve, i zemëruar me padrejtësitë që i bëhen kombit, me diktaturat e diktatorët, me imoralitetin e politikanëve etj. Autori na qëmton poetin në një rrugëtim gati 70-vjeçar”, ka thënë akademiku Jorgo Bulo, ndërkohë që poeti Agim Vinca ndaloi te raportet e poetit me Kosovën. “Xhevahir Spahiu është poet i krejt kombit dhe jo vetëm i një pjese të tij, jeton me hallet e njerëzve të shoqërisë ku jeton, është poet që e dëgjon zërin e historisë në çastet vendimtare, jo vetëm me vargjet e tij, por edhe në rrafshin praktik.
Ai dhe disa shkrimtarë të tjerë mbështetën veprimtarinë e UÇK-së”, tha Vinca. Nuri Dragoi theksoi se në fillim ka hezituar ta botojë këtë libër në gjallje të poetit, por ishte Dritëro Agolli ai që e kishte bindur se duhet ta bënte këtë.