E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e qeverisë së re shqiptare

Matt Robinson  

Pas një procesi votimi të njollosur nga një  shkëmbim zjarri fatal, kreu i opozitës socialiste, Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit  Sali Berisha që të “përgatisë tranzicionin”,  kjo pas dy mandateve të njëpasnjëshëm në  krye të vendit ish-komunist.  

“Të dhënat tona flasin për një fitore të Rilindjes mbi  rrënimin”, u tha Edi Rama mbështetësve të ngazëllyer të mbledhur në selinë e Partisë Socialiste. Ai nuk  dha shifra dhe Partia Demokratike e Sali Berishës  menjëherë e hodhi poshtë deklaratën.

Dy exit-polle  përcollën rezultate kontradiktore dhe në fakt vëzhgime të kësaj natyre nuk janë provuar të sakta në  të kaluarën. “Unë ju siguroj se ne besojmë plotësisht se shqiptarët votuan bindshëm për koalicion-in tonë”, u përgjigj deputetja Majlinda Bregu para  mbështetësve.

Deklaratat dhe kundërdeklaratat, në  mungesë të ndonjë qëndrimi zyrtar nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve, ngritën spektrin e një rezultati të kontestueshëm që ka prodhuar konfrontimin  post-elektoral edhe më parë. Disa zëra thonë se  këto qëndrime duket se synojnë radhët e besnikëve  të partisë.

Numërimi i votave zhvillohet nga përfaqësues të partive në një sistem për të cilin diplomatët perëndimorë thonë se është defektoz dhe që  rëndom çon drejt kontestimeve dhe vonesave.

Që me përfundimin e epokës komuniste në vitn 1991,  vendi i varfër me 2.8 milionë banorë nuk ka mbajtur asnjëherë zgjedhje realisht të lira dhe të ndershme dhe dështimi i përsëritur edhe kësaj radhe do  të çonte pas ambiciet e tij për t’u anëtarësuar në  Bashkimin Europian.

I plotësuar nga një aleancë me  një parti të vogël të majtë, më herët në koalicion me  Berishën, Rama ia doli të afrojë erën e fitores.

Nga  ana tjetër është edhe KQZ-ja, një pjesë e anëtarësisë  e të cilit është larguar dhe e ka lënë atë të paaftë  që të certifikojë zgjedhjet. Një  shkëmbim zjarri në Laç, ku një  aktivist i opozitës u vra dhe një  kandidat i demokratëve u plagos,  ka zgjuar frikën e një konfrontimi të ri në një vend thellësisht  të polarizuar mes demokratëve  dhe socialistëve.  

BE: “Test kyç”

Edi Rama humbi në zgjedhjet e  vitit 2009 dhe katër njerëz u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë, kur protestuesit opozitarë u lëshuan rrugëve.  Sali Berisha, dikur një kardiolog energjik po kërkon  një mandat të tretë që nuk ka ndodhur më parë, që  me rënien e komunizmit.

“Votova nr. 44. Preka fatin.  Një ndjenjë kënaqësie më përshkroi mua, një ndjenjë  që nuk e kam ndjerë kurrë më parë”, tha Sali Berisha  pasi votoi në Tiranë.  

Ai e ka dominuar jetën politike shqiptare që me  rënien e sundimit stalinist, mbi këtë vend që u pasua  nga një tranzicion i rrezikshëm dhe shpesh i dhunshëm drejt kapitalizmit. Në moshën 68-vjeçare, hum-bja do të ishte për të fundi i karrierës.  

Edi Rama i tërhoqi tre përfaqësuesit e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që përbëhet nga shtatë  anëtarë në muajin prill, pasi koalicioni qeveritar  shkarkoi një anëtar, partia e të cilit kishte ndërruar  krahun politik dhe kaloi në mbështetje të socialistëve.  

Socialistët dhe demokratët e Sali Berishës nuk kanë  ndryshime kur vjen puna te qëllimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian apo në  lidhje me politikën pro-perëndimore të Shqipërisë.

Por marrëdhënia e tyre e konfrontimit nuk  para pritet të harmonizohet mirë  me Brukselin apo aleatët e Shqipërisë në NATO.

Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet janë “një test kyç” përpara  se Shqipëria të mund të afrohet  më shumë me bllokun me 27  anëtarë, të cilin një vend tjetër  ballkanik, Kroacia do ta arrijë në korrik.

Shqipëria ka  aplikuar përpara katër vjetësh, por ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat. Qeveria e ardhshme  do të marrë frenat me një ekonomi që ndjen efektet  e krizës në eurozonë, sidomos në Greqi dhe Itali ku  më shumë se 1 milionë shqiptarë punojnë dhe dërgojnë para në shtëpitë e tyre.

Ndërsa Shqipëria e  ka shmangur recesionin, remitancat po bien, borxhi  publik dhe deficiti buxhetor po rriten.  “Besoj se zgjedhjet do të prodhojnë diçka të mirë.  Unë shpresoj më të mirën për të ardhmen e fëmijëve të mi”, u shpreh një votuese në Tiranë.  

*Titulli është redaksional . Marrë nga “Reuters”  


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›