E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat ne politiken e jashtme per Obamen

Presidenti i ri amerikan do te perballet me nje varg sfidash ne politiken e jashtme, duke nisur nga lufta ne Afganistan dhe Irak, per te vazhduar me krizen financiare dhe per te ringritur imazhin e vendit ne bote.

Ndersa taksat, ceshtjet e shendetesise dhe ekonomise luajten nje rol te rendesishem gjate fushates, tani ceshtje nderkombetare si ajo berthamore e Iranit dhe paqja ne Lindjen e Mesme do te mbesin ne krye te axhendes pas 20 janarit, kur Obama do te beje betimin.

Administrata e Obames do te trashegoje luftrat ne Irak e Afganistan dhe do te vazhdoje perpjekjet per te ndalur militantet e Al Kaedas ne kufirin mes Pakistanit e Afganistanit.

Ceshtje kyce jane ndalimi i krijimit te armes berthamore nga Irani dhe mbajtja e premtimit nga Koreja e Veriut per ndaljen e programeve berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›