E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sforcimet e panevojshme te opozites

Termi proteste eshte absolutisht me i perdoruri pergjate nje viti nga opozita. Ne fakt ajo ka kaluar edhe jashte ketij termi duke e realizuar kete veprim politik ne sheshe dhe ne mjedise te tjera publike por rezultati nuk ka qene ai qe pritej as per ate vete dhe as ai i premtuari per militantet te cileve jo njehere u eshte dhene siguri se pas njeqind ditesh pastaj dyqind pastaj treqind e tani vijojne te shtyhen afatet qeveria do te rrezohet. Jo vetem nga perdorimi rendom i kesaj fjale por edhe nga menyra se si paralajmerohen protestat inflacioni i sigurise se tyre eshte i dukshem dhe jo shume shpresedhenes. Protesta me plan te paralajmeruar muaj e muaj me pare te hedhura ne forme kercenimi po edhe lutjesh deshtuese nuk deshmojne aspak per nje trajektore serioze efikase dhe bindese nga ana e opozites. Protestat e parashikuara per ne shtator nese nuk do te arrihej kompromisi per fletet e votimit tani shtyhen ne tetor dhe kane nje baze tjeter politike nga ato qe u artikuluan kohe me pare. Me gjithe perpjekjet e mundimshme per ti lidhur fletet e votimit me situaten ekonomike qe sipas opozites eshte e pashprese ato jo vetem qe ngjajne shume te sforcuara por dekonspirojne edhe aksionin politik te saj. Beteja per voten e lire eshte vertet nje kredo e larte morale dhe nje standard demokratik shume civilizues por perzierja e saj me elemente te tjere qe duket se jane te nevojshem per ti bindur qytetaret per te dale ne protesta tregon se argumenteve per fletet u ka rene ndjeshem kredibiliteti. Ne keto kushte opozita po e modifikon qendrimin e saj duke kaluar nga fletet te situata ekonomike ne vend qe paradoksionalisht kerkon ta lidhe me ceshtjen e kutive.

Opozita po artikulon ne keto momente kalimin ne nje rruge te njohur e te provuar prej saj e cila kaloi deri ne veprime te panevojshme dhe ekstreme sic ishte greva e urise. Rezultatet e kesaj rruge provuan se ishin minimale dhe ne keto kushte rikthimi do te jete jo vetem nje stermundim i ri fizik dhe moral per mbeshtetesit por edhe jo shume bindes. Zera te arsyeshem brenda se majtes e kane kontestuar kete rikthim te nje modeli qe me shume duhet te lidhet me fantazi politike sesa me realitete ndryshuese por duket se keta zera qe nuk jane pak dhe qe perbejne nje grupim shume racional nuk kane hapesire. Fatkeqesisht me shume hapesire dhe fuqi vendimmarrese kane perfaqesues te partive politike qe kane prekur realitetin dhe mbeshtetjen e vertete elektorale te tyre dhe mendojne se permes radikalizimit te qendrimeve dhe sjelljeve mund te rikthehen me protagonizem te sforcuar ne skenen politike.

Opozita perpara se te rebelohet ka nevoje te rishohe gjithe kursin e saj perpara se te denoncoje nje proces elektoral i cili po deshmon se ka nje mazhorance te qendrueshme nevojitet te beje pjese te axhendes prioritare reformen zgjedhore. Nese ajo eshte e bindur se me gjithe Kodin Zgjedhor te bekuar prej saj pati perseri mundesi manipulimi e deformimi te rezultatit zgjedhor e vetmja mase preventivuese e nje deformimi te mundshem eshte ngushtimi me hapesira ligjore i perpjekjeve ne kete drejtim. Dhe nderhyrjet ne kod e mundesojne kete. Por duket se disa llogari tinezare nuk e lene opoziten socialiste te ndermarre nje hap te tille. Ketu merr krismen e pare edhe aleanca e krijuar qe me kete sjellje te socialisteve nuk eshte e sinqerte. Nje aleance me shume drejtuesish e personazhesh politike sesa aleance e subjekteve elektorale me programe te kunderta.

Deklarata qe te ike Kryeministri aktual se do te vije opozita ne pushtet here permes lutjesh e here nepermjet kercenimesh futen realisht ne boten e fantapolitikes. Patatja e nxehte e fleteve te votimit sot djeg me shume ne duart e opozites sesa te mazhorances. Kjo e fundit nuk ka asnje dileme mbi legjitimitetin e saj keshtu qe e quan normalisht te tejkaluar ceshtjen e fleteve. Mirepo opozita e cila ka afishuar garanci per ti shkuar deri ne fund ketij problemi i ka veshtiresuar shume rruget dhe sjelljen e saj dhe po u rifutet protestave. Tani ajo nuk di se cfare te beje me kerkesen e vet ultimative por edhe lutese per fletet e votimit ne mungese te nje vendimi te prere. Asgjesimi i tyre ne fakt do te ishte edhe shpetimi i opozites pasi ajo do te clirohej per te shpenzuar energji ne drejtimin e duhur dhe do te ishte ne kerkim te nje fjalori me konkret. Fletet i kane mbetur ne dere dhe tani ne fakt ajo eshte peng i tyre. Kjo nuk eshte asgje me shume se nje riciklim krize dhe mungese vizioni per nje sjellje ndryshe dhe si shpetim rifutet ne skemen pa rrugedalje te protestave. Ato u provuan dhe u konsumuan si rruge gjetja e nje alternative tjeter sjelljeje mund te ringjalle shpresen dhe besimin e nje racionaliteti politik. Fatkeqesisht kjo po mungon. Opozita nuk mund te shperdoroje te drejten e njerezve per proteste dhe reagime pa u thene shqiptareve se si zgjidhen problemet qe ajo konteston. Nuk eshte argument te thuash qe duhet te ike kjo qeveri pa dhene asnje profil te garantuar te asaj qe do te vije. Deshtimi per te qene alternative eshte deshtimi kryesor i opozites e cila i kerkon zgjidhjet vetem ne sjellje te sforcuara. Opozita e nje vendi eshte per te zgjidhur problemet e jo per ta krijuar problemin. Ajo eshte pushteti i shpreses ne nje vend demokratik. Dhe shpresa vjen permes ofertave bindese e serioze e jo nje retorike boshe me akuza qe permbajne me shume fjale se fakte dhe qe lexohen nga njerez me identitet te dyshimte politik. Ne momentin e situates politike me sfida te rendesishme per te gjithe vendin terheqja nga reforma zgjedhore nga reforma administrative nga reformat fiskale dhe ato te sistemit te drejtesise qe kufizojne mundesine e arbitraritetit te pushtetit deshmojne per nje vizion shume te ngushtuar e qe lidhet me marrjen me cdo kusht te pushtetit. Ajo po sforcohet tej mase ne veprime qe nuk kane as rentabilitet publik dhe as politik por vetem krijojne destabilitet. Mundesite per te qene nje alternative ndryshe jane te shumta dhe keto po i dhuron vete mazhoranca por kerkesa per pushtet dhe jo per qeverisje te mire ka bere qe te shkohet drejt destruktivitetit e jo konstruktivitetit drejt rruges e jo drejt tryezave e debatit qe mundeson alternative. Opozita po sforcohet pa qene nevoja po sforcohet per te dale ne rruge kur mundesite e debatit politik institucional kane treguar e tregojne se jane me te efektshme. Vete ajo e provoi se kur hyri ne Parlament kishte rentabilitet me te larte se kur ndodhej jashte tij kishte nje artikulim me te madh e sensibilitet me te larte. Tani perseri po ndryshon kurs. Konsumimi me shume se njevjecar i nje rruge qe nuk dha asnje efekt pozitiv qe nuk prodhoi imazh por dha nje kosto politike per socialistet pritej qe ne startin e ri te sezonit politik te vjeshtes te niste ndryshe. Mirepo duket se Rama ka mbetur peng i pamundesise per te vizionuar para se gjithash politiken e tij dhe permes strategjise se tensionit kerkon me sforco protagonizmin e tij dhe arritjen e synimeve qe lidhen vetem me plotesimin e egos personale. Pushtet dhe vetem pushtet. Nga kolltuku i kryetari te bashkise te kolltuku i Kryeministrit. Oborrtaret qe e rrethojne ia perkedhelin sedren duke e cuar me shpejtesi drejt nje tjeter deshtimi politik per te cilin me sa duket nuk do jape llogari as kesaj radhe. Nga ana tjeter militantet ekstremiste do vazhdojne te duartrokasin duke mbetur ne diellin apo shiun e protestave dhe duke u ngushelluar vetem me bakshishet e pjesemarrjeshellip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›