E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letonia

Arratisja e madhe nga tigri i Baltikut

200 mije emigrante qe nga fillimi i vitit. Te rinjte qe ikin per te bere pune te rendomta ne Britanine e Madhe apo Irlande. Rrogat e pergjysmuara pensione te uleta dhe papunesia ne shifra rekorde. Kryeqyteti i Letonise po jeton krizen e madhe. Te vetmit qe mund ta shpetojne jane turistet

Turistet nuk dine te jene shpresa e vetme e Tigrit te plagosur. Duken te clodhur e te kenaqur teksa shetisin neper rrethinat e qytetit te vjeter. Fotografojne cdo gje qe u del perpara te rindertuar ne stil perfekt dhe autentik pas Luftes se Dyte Boterore. Shetisin te gjitha sheshet e mbrojtura nga UNESCO dhe blejne gjithcka qe kushton pak. Vazo me mjalte letonez amareta sipas recetave te vjetra vendase bileta per te bere ture naten neper qytet ku perfshihet xhiroja me autobuse dhe lap dance per vetem dhjete euro. Ndoshta nuk e dine qe shtepite qe i rrethojne jane te braktisura sepse me shume se 200 mije persona qe nga fillimi i vitit jane larguar nga vendi per te bere lloj-lloj pune ne Angli apo Irlande. Nuk e dine per rrogat e pergjysmuara pensionet e reduktuara ne kacidhe apo per spitalet publike te mbyllura nga sot neser per shkak te mungeses se fondeve. Nuk e dine qe ajo e cila pese vjet me pare cilesohej si tigri i Baltikut e pasuruar pas viteve te erreta te Bashkimit Sovjetik qe e kane pasur zili dhe e kane imituar nga kusherinjte estoneze dhe lituane tani eshte vendi me i varfer i Bashkimit Europian i varur nga huat e Fondit Monetar Nderkombetar i ndare ne politike dhe ne shoqeri dhe vetem me nje burim te ardhurash turizmin. Nuk eshte shume per nje vend me vere te shkurter dhe cmime te larta i vetmi argument i ngelur i vetmi burim debati ne prag te zgjedhjeve qe me 2 tetor do te revolucionojne Parlamentin letonez. Sepse mjafton te largohesh vetem pak kilometra nga Riga per te pare nje vend te ish-bashkimit sovjetik bosh pa struktura industriale me kapanone te braktisura bunkeret ushtarake te mbuluar nga bimesia neper fusha impiante te armeve berthamore te lena ne fatin e tyre nga ushtria e kuqe tashme te reduktuara ne mbeturina nga shenjat e kohes dhe babezia e hajduteve. E verteta eshte se nuk kemi asgje nga tia nisim. Kete e thone shume por me i qarti eshte Atis Litice nje 34-vjecar qe ka kujtime shume te mjegullta nga dita e pavaresise ne vitin 1991 dhe per shume kohe drejtues ne nje kompani ekonomike me nje rroge perrallore. Kisha para per te gjithe dhe askush nuk na pyeste perse. Kjo na lejonte te benim jete luksoze dhe te mos na mungonte asgje. Tani zgjohesh ne mengjes dhe kujton se pervec drurit nuk prodhojme me asgje. Ketu nuk ka pune sepse nuk ka asgje per te bere. Te papunet marrin nje ndihme prej 50 eurosh ne muaj. Me pak fjale nuk ka asgje ne nje vend qe mundohet te mos zhvleresoje Lat-in monedhen vendase ende te ankoruar pas euros. Ketu nuk ke se me cfare te merresh ndaj kam vendosur te largohem per ne Londer njelloj si vellai im. Ai dikur ishte nje menaxher i zoti ndersa sot eshte kamerier ne Londer. E bukura eshte se flasim te gjithe nje anglishte perfekte te pakten ata te brezit tim. Sepse edhe kjo pike eshte disi e dhimbshme per vendin. Shkollat dhe universitetet e Letonise se re nuk jane me ne lartesine e dikurshme. Faji i privatizimeve te detyruara por edhe i fushates se debimit te minorances ruse qe perbenin thuajse 40 per qind te popullsise e qe dikur konsideroheshin si shpirti i jetes kulturore te vendit. Profesore kerkuesit me pak fjale truri i vendit jane pothuajse te gjithe rusofone. Nina Veshnjakova 45 vjec ish-mesuese e matematikes aktiviste e nje prej partive te minorances ne Parlament Saskanas Centrs tregon Kane luajtur me ndjenjat e njerezve pas pavaresise. Ne ruset ishim ata qe duheshim debuar ishim fajtore per gjithcka madje edhe per politiken staliniste dhe paktin Ribentrop-Molotov. E verteta eshte se forcat ne pushtet donin ti kishin duart e lira per privatizimin me komoditet te te mirave te Bashkimit Sovjetik. Na hoqen punen te drejtat politike. Me shume se gjysmes se ruseve vazhdojne tu mohojne nenshtetesine. Nderkaq konsideronin vite te lavdishme ato te pushtimit nazist duke legjitimuar nje pafundesi organizatash fanatike te rrezikshme. Tani gjerat po ndryshojne. Kryetari i Bashkise se Riges Nils Usakovs per shembull eshte rus. Por ky eshte nje proces i gjate. Ndoshta me pak i gjate sesa duket. Ne mes te krizes Letonia po zbulon se shpetimi mund te vije pikerisht nga Rusia. Fale regjise se qeverise moskovite ruset po zbulojne gjysmen e harruar qe nga vitet lsquo20-te. Mijera turiste ruse u jane bashkuar italianeve japonezeve dhe gjermaneve qe tashme prej disa vjetesh mbushin rruget e Riges. Cmimet e uleta te shtepive po i joshin per te bere investime. Jane gjithmone e me shume ruset me origjine letoneze qe blejne apartamente apo pallate te tera ne qender te Riges apo ne plazhin e shtrenjte te Jurmalas gjysma e te cilit eshte blere nga sovjetiket. Por edhe ne kete drejtim duket se do te ndodhe nje kthese e madhe. Nje ligj i ri do ti jape mundesine te gjithe atyre qe do te hapin nje kompani me te pakten 5 punetore letoneze apo qe thjesht do te blejne nje apartament ne Letoni te drejten per te qene rezidente. Nje ftese e hapur dhe e qarte ndaj ish-armiqve. Aleksandr Ganonenko nje ekonomist i shquar vendas dhe bashkautor i hartimit te ketij ligji Kemi nevoje per investitore te huaj dhe parate jane vetem ne Rusi. Pikerisht parate qe edhe nese nuk jane te pastra do te ndihmoje tigrin qe per te mos u mbytur te ndryshoje disa gjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›