ShBA e gatshme për të luftuar ndryshimet klimatike
Bon - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojnë në themelimin e protokollit të ri të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Tod Stem, zyrtari amerikan i ngarkuar për ndryshimet klimatike, shprehet se ShBA-ja nuk ka shkopin magjik për të bërë ndryshimet, dhe për këtë duhet ndihma e të gjitha shteteve.
Në hapjen e konferencës ndërkombëtare për ndryshimet klimatike, Stem u shpreh se Shetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm në këtë çështje. Konferenca po mbahet në Bon të Gjermanisë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.