Shaban Memia largohet nga kreu i ALUIZN-it

Shaban Memia / Foto arkiv
Ditën e djeshme, Shaban Memia është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të ALUIZN-it. Pas një kohe të gjatë në këtë post,
Memia ka vendosur të largohet për motive ende të paqarta.
Ashtu siç ishte përfolur, Ardian Kollozi do të zëvendësojë Shaban Meminë, për postin e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t.
Ky vendim është firmosur nga kryeministri Sali Berisha, ndërsa nesër ish-deputeti i PD, Kollozi pritet që të prezantohet zyrtarisht për postin e ri.
Motivet e largimit të Memisë nga posti i ALUIZN-it mbeten akoma të paqarta, ndërkohë që në këtë institucion qeveria kishte dërguar një ekip audituesish.
Furtuna e largimeve në këtë institucion që merret me legalizimin e zonave informale nisi me 4 tetor 2011, kur Memia shkarkoi Ferdinand Shehun me post drejtor te ALUIZN-it të Tiranës. Por, mbetet akoma i paqartë nëse largimi i zotit Memia kishte lidhje me këtë ngjarje. / Xhek Preçetaj