E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Skeptik për numërimin elektronik. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë synim afatgjatë

Share

Ndërsa ekspertë të komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me përdorimin e teknologjisë në një tryezë të organizuar nga OSBE, kryetari i KQZ, Arben Ristani u shpreh se ishte skeptik lidhur me përdorimin e teknologjisë, kryesisht në procesin e numërimit të votave. Ristani tha se synimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është afatgjatë, kurse për zgjedhjet e vitit 2013 synimi është që zgjedhjet të jenë sa më të mira. Synojmë sigurisht në planin afatgjatë të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në planin afatshkurtër të bëjmë zgjedhjet e 2013-ës sa më të mira. A ndihmon teknologjia që të kemi zgjedhjet e duhura apo jo? Unë praktikisht ose personalisht mendoj se jo, por gjithsesi me sa duket trendy është drejt teknologjisë. Siç e shoh situatën në raport me zgjedhjet e 2013, mund të kapim besoj vetëm dy gjëra: a mundet të kemi identifikimin elektronik  dhe e dyta a mundet të fusim makineritë në numërim? Këtu do kemi ato problemet si do ecim me vlefshmërinë e fletëve të votimit. Ne si KQZ i kemi dhënë përparësi vullnetit të zgjedhësit pavarësisht nga shenja që ai bën në fletën e votimit. Pra mjaft që vullneti i tij të jetë i shprehur qartë pavarësisht se shenja mund të ketë qenë disi e çuditshme, tha Ristani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›