Shah Deniz II njofton zyrtarisht përzgjedhjen e gazsjellësit TAP
Konsorciumi për zhvillimin e fushës së gazit Shah Deniz II njofton zyrtarisht se ka përzgjedhur projektin e gazjellesit TAP si fitues për dërgesën e gazit natyror drejt Europës. Presidenti rajonal i Shah Deniz për Azerbajxhanin Gordon Birrel tha se projekti TAP mundi rivalin e tij Nabucco.
Theksohet se përzgjedhja e projektit TAP u bë pasi ishte projekti më ekonomik, më efektiv dhe që siguron tranzitimin e gazit me çmimin më të leverdishëm për konsumatorët. Projekti TAP pritet të nisë në 2019.
Gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) kalon nga kufiri greko-turk në Itali përmes Greqisë dhe Shqipërisë.