E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave i kërkon Bankës Botërore 200 milionë euro

ridvan bode-2Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ky dikaster një muaj më parë i ka shtrirë dorën Bankës Botërore, duke i kërkuar jo pak, por 200 milionë euro për të shpëtuar financat shqiptare. Edhe pse kjo nuk është pranuar gjer tani nga përfaqësuesit e qeverisë aktuale, treguesit dhe burimet e gazetës Dita konfirmojnë një fakt të tillë.

Do të jetë mesi i muajit korrik kur përfaqësues të FMN dhe Bankës Botërore do të shfaqen në Shqipëri. Dhe ardhja e tyre nuk është e rastësishme, por vjen si shkak i kërkesës së bërë nga qeveria që po e lë detyrën e saj që para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe faktit që opozita e deri djeshme nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit  me faktorët e huaj monetar. Ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet për të parë në mënyrë reale atë cfarë ka ndodhur me financat shqiptare dhe nëse do e gjykojnë të akordojnë kredi me interesa të buta në shumën e kërkuar, më pak apo më shumë. E gjitha kjo është një dëshmi e qartë e gropës fiskale që po kalon vendi ynë dhe një rrisk e një reagim i shpejtë që duhet për financat shqiptare. Duhet patur parasysh këtu fakti që vetë Ministria e Financave e pranoi në një farë mënyre krizën e rëndë që po kalon buxheti i shtetit, referuar këtur të dhënave të publikuara për pesë muajt e parë të vitit 2012.

Vetëm gjatë 5-mujorit, referuar të dhënavë zyrtare të Ministrisë së Financave , huamarrja e brendshme arriti në 22.9 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë lekë që ishte planifikuar, ndërsa huamarrja e huaj arriti në 6.5 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë lekë që ishte planifikuar. Borxhi për vitin 2012 llogaritet të ketë shkuar deri në 60. 2 për qind të GDP-së, kurse në këto pesë muajt e parë të këtij viti është mbi 62 përqind. Vetëm kaq, mjafton të shohim ku kanë përfunduar financat shqiptare, pa llogariatur këtu fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike e cila u bë me taksat e shqiptarëve, bilance ta pazbardhura ende. Këto zhvillime ekonomike të rënda për vendin, duket se kanë cuar në këtë kërkesë të qeverisë që lë detyrën e saj në shtator dhe sollën në vëmendje nëpërmjet Fullanit rikthimin e FMN-së, i cili u shpreh qartësisht se në fillim të korrikut do vijë një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të nisë misionin për të vlerësuar ecurinë ekonomike të deritanishme të vendit dhe masat që duhen marrë, ku parashikohet edhe një vendosje e tavanit të borxhit për të pasur një disiplinë fiskale dhe për të qenë  më transparentë, në mënyrë që aktorët e tregut të veprojmë në mënyrë konkurrente.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›