E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri në Kukës-Morinë, plagosen 3 persona

KUKËS- Shkëmbim zjarri ka ndodhur rreth orës 23:45 minuta të ditës së enjte në rrugën Kukës-Morinë, pranë një karburanti.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë Ardian Trota, Besnik Axhami, dhe Osman Voka.

Edhe pse ende nuk dihen shkaqet dhe autorët që kanë hapur zjarr në drejtim të të plagosurve, mësohet se policia ka nisur hetimet, madje nfga Tirana janë nisur edhe ekspertë të kriminalistikës.

Bëhet me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre mësohet të jenë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›