Spanja mund me penallti Italinë, në finale kundër Brazilit
Brazil-Spanjë do të jetë finalja e Kupës së Konfederatave. Spanjollët kanë vuajtur jo pak për të kaluar në finale, teksa kundër italianëve u janë dashur 11-metërshat. E gjithë ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola, madje edhe 30 minutat shtesë nuk kanë pasur gol, edhe pse ka pasur shtylla apo raste të shumta për gol. Kështu që në fund është dashur gjuajtja e penalltive. Janë gjuajtur nga 7 penallti për secilën skuadër dhe pikërisht në penalltinë e 7-të Italia do të gabonte, ndërsa Spanja jo. Ishte pikërisht Bonuci ai që humbi 11 metërshin, ndërsa Navas e realizoi. Më 30 qershor do të luhet finalja mes Brazilit dhe Spanjës, një finale që ia vlen të shikohet. Ndërsa Italia dhe Uruguaji do të diskutojnë vendin e tretë mes tyre. Edhe pse janë eliminuar në gjysmëfinale, duhet thënë se që të dy ekipet kanë bërë një paraqitje të mirë, duke ua bërë shumë të vështirë të dy finalistëve. Brazili e ka fituar dy herë Kupën e Konfederatave, ndërsa Spanja asnjëherë. Kështu që iberikët, pasi janë shpallur dy herë rresht kampionë të Europës dhe 1 herë fitues të Kupës së Botës, kërkojnë me cdo kusht të bëjnë të tyrin edhe këtë trofe, që mungon në koleksion e tyre.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)