E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shahini: Qyteti “Studenti” dhe kampusi i UBT kapacitete të plota, 20 godina me kushte komode

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Rezidenca Studentore Universitare nr.1 në kryeqytet plotëson të gjitha kapacitetet akomoduese për studentët që do ndjekin vitin e ri akademik 2025-2026, i cili nis sot më 6 tetor.

Drejtori i Rezidencës Studentore Universitare nr.1, Olsi Shahini tha sot për ATSH-në se “kapaciteti vetëm në Qytetin Studenti është për 5042 studentë. Ndërsa në total bashkë me Universitetin Bujqësor të Tiranës është 7012”.

Shahini tha se kushtet në konvikte janë përmirësuar ndjeshëm dhe jemi ende duke u marrë dhe me pjesën tjetër të mbetur.

Aktualisht janë 20 godina të rikonstruktuara, 13 janë në Qytetin Studenti dhe 7 janë në UBT.

“Jemi duke u përgatitur për të përmirësuar dhe kushtet si dhe mungesat nëpër godinat e tjera”, theksoi Shahini.

Lidhur me tarifat e akomodimit, Shahini tha se ato janë shumë të përshtatshme sidomos për godinat e rikonstruktuara.

“Studentëve iu është dhënë mundësia të kryejnë pagesat me këste, duke depozituar një kërkesë edhe dokument që vërteton pamundësinë ekonomike”, theksoi ai.

Sipas tij, në konvikte përveç studentëve shqiptarë janë akomoduar edhe studentë të huaj.

“Momentalisht të regjistruar janë diku te 3800 studentë dhe regjistrimet vazhdojnë. Gjithashtu jemi në pritje edhe të studentëve ndërkombëtarë. Rezervimet për pjesën më të madhe të godinave kryhet nëpërmjet aplikacionit Tirana ime. Për godinat mikse rezervimet kryhen pranë drejtorisë. Kemi aktualisht rreth 20 studentë të akomoduar që kryejnë Erasmus në fakultetet tona, gjithashtu presim rreth 300 studentë të huaj nga marrëveshjet me universitetet private”, tha Shahini.

Qyteti Sudenti ofron hapësira të bollshme dhe kushte moderne për të gjithë studentët që kanë zgjedhur të jetojnë aty gjatë periudhës së universitetit.

1 nga 10 1 nga 5

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›