E Hënë, 2 Nëntor 2026

Carlo Verdone merr diplomën “Honoris Causa” në Mjekësi nga Universiteti i Barit

BARI, 6 tetor /ATSH-ANSA/- Për një “qasje të dhembshur dhe klinike ndaj mjekësisë” që, së bashku me “famën e tij dhe aftësitë komunikative”, e kanë bërë “një dëshmitar të aftë dhe unik në promovimin e parandalimit”, rektori Roberto Bellotti i ka dhënë aktorit dhe regjisorit romam Carlo Verdone diplomën “Honoris Causa” në Mjekësi dhe Kirurgji nga Universiteti i Studimeve të Barit.

Gjatë ceremonisë, që u zhvillua në teatrin Petruzzelli të Barit, u theksua se Verdone “është ndoshta kultivuesi dhe përhapësi më i madh publik i aftësive mjekësore joteknike që lidhen me praktikën profesionale”.

Aktori, i njohur gjithashtu për “hipokondrinë” e tij, për të cilën shpesh ironizon në filmat e vet, ka fituar njohuri të rëndësishme mjekësore dhe farmakologjike që nga regjistrimi i tij në gusht të gjashtë viteve më parë në Shoqatën Kombëtare të Farmacistëve të Romës.

Në motivimin e dhënë, universiteti shpjegon se aktori përfaqëson “një model të mjekësisë klinike, të frymëzuar nga mësuesit e mëdhenj të viteve ’50 dhe ’60”, i ndërtuar mbi “dëgjimin dhe vëzhgimin”, që sot është në kontrast me qasjet e shpejta teknologjike.

Verdone gjithashtu viziton rregullisht pacientët e të gjitha moshave të shtruar në repartet spitalore me kujdes të lartë, duke u sjellë atyre “atë ngrohtësi njerëzore dhe afërsi që janë pjesë përbërëse dhe detyrim i pandashëm i veprimit mjekësor”.

Ai e bën këtë larg kamerave, “për ndjenjë personale të dhembshurisë ndaj vuajtjes”, përfundon Universiteti i Barit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›