Shahu i së dielës mbrëma
Kush priste një emër presidenti, mbeti i zhgënjyer. Takimi midis krerëve të dy partive më të mëdha, pati të përbashkët vetëm nivelin e
përfaqësimit, krahasuar me atë të vitit 2002. Mungonte klima e bashkëpunimit të dikurshëm kur në tavolinë hidheshin emrat dhe testoheshin në publik. Edhe pozicionet kanë ndryshuar pasi Partia Socialiste është në opozitë dhe e anasjellta për demokratët.
Nëse do bëjmë krahasime me lojën e shahut, mund të thuhet se takimi shërbeu vetëm për të pozicionuar gurët për ndeshjen e ardhshme. Që në vështrim të parë, duket se Berisha ka bërë shumë ndryshime të pozicionit të tij. Nga deklaratat fillestare ku shprehej se kandidati do ishte figurë e lartë e PD-së, sot është në një pozicion për negocim emrash. Ndoshta gjykatësi Zaganjori nuk do jetë pjesë e menusë. Është i penalizuar për faktin se është ofruar nga Berisha dhe refuzuar nga Rama që përpara fillimit të takimit, çka e nxjerr jashtë loje, pavarësisht kualiteteve të tij. Pas të dielës vijnë ditët kur fillojnë publikimet e emrave që realisht janë kandidatë potencialë për president. Tani e mbrapa, nga kampi blu do shikohen lëvizjet e Berishës dhe emrat që do ofrojë. Duhet veçuar se zbutja e Berishës, deri në uljen e tij në tryezë, është dëshmi e presionit të fortë të ndërkombëtarëve për të qënë më fleksibël me opozitën reale përballë tij.
Duke vazhduar krahasimin me shahun, mund të thuhet se rreshtimin më të mirë të gurëve në fund të ditës e pati Edi Rama. Fillon që me uljen e Berishës në tryezën e negociatave. Thëniet e dikurshme të Berishës se “takimi ishte maksimumi që mund të bënte, dhe tani mbetet që opozita të pranojë emrin e Zaganjorit”, janë vetëm taktikat maksimaliste të tij, që të kapi më vonë të pranueshmen. Kush mban mënd ‘97, mban mend edhe vijën e sjelljes së liderit të djathtë që nuk ka ndryshuar në vite.
Arritje tjetër e Ramës, ishte shmangia e interlokutorëve minorë që ofronte kampi qeveritar. Bëhet fjalë për aleatët natyralë të PD-së si Fatmir Mehdiu, të cilët kur shpreheshin se “presim që opozita të ofrojë identikitin e presidentit, dhe ne t’i japim emrin”, rrezikonin ta banalizonin procesin në një “Quiz show”. Mënjanimi i Ilir Metës nga ndërmjetësimi ishte gjithashtu sukses. Gabimin taktik i amnistimit të tij rrezikonte të kthehej në strategjik, duke i dhënë LSI-së jo vetëm rolin e ndërmjetësuesit, por edhe të timonierit të së majtës dhe edukuesit të Partisë Socialiste. Kur Meta nga foltorja e parlamentit, këshilloi opozitën që të mos luante me durimin e pozitës, siç duket kishte filluar ta shihte shefin e rozëve jashtë loje dhe veten në krye të së majtës. Rama rimori pozicionin me një kontakt direkt me Berishën, duke treguar se urën e komandës së opozitës dhe Partisë Socialiste vazhdon ta ketë ai.
Në ditët në vazhdim, do dëgjojmë emrin e atij që do jetë president në votimin përfundimtar. Deri në atë ditë, do shikojmë lëvizje të Berishës, Ramës, aleatëve respektivë dhe faktorit ndërkombëtar, duke sjellë konfigurime të ndryshme të procesit në çdo moment. Ashtu si gurët e shahut lëvizin në tabelë nga dora e lojtarit, edhe në jetën reale rol të madh do ketë përveç pozicionimit të figurave, edhe nervat e liderëve përballë njëri-tjetrit. Sa do jenë në gjendje të shfrytëzojnë gabimet e kundërshtarit, sa do nervozohen gjatë ndeshjes, dhe sa do jenë në gjendje të mbajnë të disiplinuara radhët e tyre, të gjitha do jenë faktorë vendimtarë për rezultatin final. I vetmi ndryshim me lojën që krahasuam, qëndron në faktin se gjyqtari në rastin shqiptar, janë ndërkombëtarët dhe këta marrin pjesë në lojë, qoftë duke penalizuar lojtarët, apo këshilluar ata.
E diela pati vetëm një humbës. Ai ishte Fatos Nano. I gjendur për herë të disatë pranë ëndrrës presidenciale, por duke e kuptuar se ky është shansi i fundit, duket se e lanë nervat dhe në ditën e takimit të dy të mëdhenjve, kërcënoi ata që nuk i kanë faj për fatin e tij politik: Socialistët. Qoftë edhe për kaq, vështirë se PS-ja do ta artikulojë me gojën e Ramës, emrin e tij si kandidaturë. Vitet larg Tiranës, e kanë bërë të humbasë përveç instinktit politik, edhe kujtesën për procedurat.
Nisur nga censusi i fundit, banues të republikës, rezultuan dy milionë e tetëqind mijë shtetas. Secili mund të jetë kandidat për president, përjashto katër prej tyre: Berisha, Rama, Meta dhe Nano. Cili do jetë emri i përveçëm i presidentit?
(er.nu/GSH/BalkanWeb)