Shakaja me kryeministrin Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të këndëshme për të.
Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën veshët e lepurit pas shpinës së Cameron.

E sigurisht, mes dhjetra aparatëve që po dokumentonin ngjarjen, ky moment nuk kishte se si të shpëtonte.

Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Twitter: Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra, shkruajti ai.
