Përcaktohen sonte finalistët e Kupës Uefa
Sonte do të përcaktohen dy finalistet e Kupës Uefa. Shakhtari i Donetskut do të presë skuadrën tjetër ukrainase, Dinamon e Kievit. Ndeshja e parë në kryeqytet pati përfunduar në barazim 1-1, rezultat që e lë të hapur kualifikimin për në finalen e këtij evenimenti.
Në gjysmëfinalen tjetër, Hamburgu do të presë Verder Bremenin. Ndeshja e parë mes dy skuadrave gjermane ne Bremen përfundoi në favor të miqve nga Hamburgu me rezultatin e ngushtë 1-0. Me këtë fitore Hamburgu duket më pranë finales së fundit të Kupës Uefa, pasi, duke filluar nga viti i ardhshëm do të quhet Liga Evropiane, dhe do të ndryshojë format.