E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Perez do t’i rikthejë lavdinë Realit

Zinedin Zidan deklaron se Florentino Perez do të rikthejë atmosferën e mrekullueshme tek Reali i Madridit nëse zgjidhet president i klubit. Legjenda e futbollit botëror është i bindur se Perezi ka aftësinë e veçantë për të riorganizuar edhe një herë “Mbretëreshën e Evropës”.

“Florentino Perez do t’i sjellë diçka të veçantë klubit të Realit nëse do të zgjidhet president. Madridit i duhet një president i tillë, një personalitet i cili dëshiron ta rikthejë klubin në krye”, deklaron Zidan.

Në të njëjtën kohë ish-futbollisti francez tregohet i hapur për një bashkëpunim me Realin nëse do të zgjidhej Perez president. “Florentino është ai që më mori tek Reali i Madrid, dhe i jam shumë mirënjohës. Nëse kam mundësi të punoj me të, sigurisht që do ta pranoja ofertën e tij”, shton Zinedin Zidan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›