E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi refuzon ofertën e Mançester Sitit

Barcelonë - Lionel Mesi mësohet se ka refuzuar një mega ofertë nga skuadra angleze e Mançester Sitit. Ky lajm publikohet në mediat spanjolle, të cilat thonë se Siti ka ofruar 150 milionë euro për futbollistin më të mirë të Barcelonës.

Ndërkohë, klubi i ndodhur në pronësi të “Abu Dhabi United Group”, i ka ofruar futbollistit një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Kontrata e propozuar nga arabët ishte për katër vjet. Pavarësisht shumës tepër të lartë, pretendenti kryesor për fitimin e “Topit të Artë” për këtë vit i deklaron edhe një herë besnikërinë skuadrës së Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›