E Diel, 1 Nëntor 2026

Shakira duhet të paguajë 250 milionë dollarë shpërblim

Artistja kolumbiane është frekuentuar me djalin e ish presidentit të Argjentinës Fernando De La Rua,nga viti 2000 seri në 2010-ën.

Shakira është akuzuar për mashtrim nga ish i dashuri i saj Antonio de la Rua. Por këngëtarja nuk është dakord dhe i ka kërkuar gjykatësit të arkivojë këtë rast kundër saj.

Artistja kolumbiane është frekuentuar me djalin e ish presidentit të Argjentinës Fernando De La Rua,nga viti 2000 seri në 2010-ën. Sipas ish të fejuarit suksesi i Shakirës i detyrohet atij për këshillat artistike.

De La Rua thotë se ishte frymëzimi për hitet e njohura “Hips don’t lie” dhe “Waka-Waka” dhe për këtë ka kërkuar 250 milionë dollarë shpërblim.

Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur akuzës se në kohën kur kanë dal këto këngë ajo ishte tashmë e njohur dhe ndihma që i dha ai bënte pjesë në kontratën e punës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›