Shala: Do të jemi në Qeveri
Por, Shala ka thënë se qëndrimi i AAK’së nuk do të ndryshojë ndaj Qeverisë së Kosovës, por se partia e katërt në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë Ekzekutivin.
Ky zyrtar i AAK’së ka thënë se Partia e Ramush Haradinajt nuk do të rri si spektatorë në skenën politike të Kosovës.
“Aleanca nuk e ka ndërmend të rri nëse ka mundësi që të aktivizohet në Qeveri, në pushtetin ekzekutiv, ne do ta bëjmë. Sepse ne mendojmë që vendi i duhet një ndryshim i madh”, ka deklaruar Shala.
Nënkryetari Shala ka treguar se të gjitha organizimet për kthimin e Haradinajt është duke u organizuar nën patronatin e Kryeministrit Hashim Thaçi.
“Ramush Haradinaj do të ketë vullnet të takohet me të gjithë liderët e vendit”, ka thënë ai.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë që AAK të përfshihet në Qeveri, me ose pa postin e kryeministrit, por e ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të reja pa u kryer reforma zgjedhore.
“Zgjedhje të reja nuk mund të ketë pa bërë reforma për Ligjin për Zgjedhje”, ka thënë ai.