Qerimaj sukses tjeter, Begaj kerkon vemendje
Erkand Qerimaj shenoi nje sukses tjeter per Shqiperine, ne kampionatin Evropian te Peshengritjes, duke u shpallur kampion Evrope, pesha 77 kilograme, ne stilin e shkeputjes. Qerimaj zuri vendin e dyte ne disiplinen shtytje + shkeputje. Kampionati Evropian po zhvillohet ne Rumani, nderkohe qe peshengritja shqiptare vazhdon te perfaqesohet me sukses, ne arenen nderkombetare. Dy dite me pare edhe Romela Begaj shenoi te njejtin sukses, por te dy sportistet jane ankuar shpesh se nuk trajtohen ne baze te merites qe iu takon, aq sa Begaj kercenoi serish se mund te largohet jashte vendit. "Jam nje sportiste qe stervitem per ore te tera dhe dua te perfitoje ato qe me takojne, me qellim qe te vazhdoj stervitjen normale dhe me moral te larte, per perfaqesime te tjera", - theksoi Begaj. Edhe trajnerit Hektor Shaqiri, deklaroi se Romela eshte nje sportiste e se ardhmes dhe ne Lojerat e ardhshme Olimpike, ajo mund te fitoje medalje. Pritet rikthimi i Erkand Qerimajt ne Shqiperi, pasi edhe ai do te kerkoje serish te njejten gje, pasi vemendja karshi tij para Lojerave Olimpike nuk ishte aq sa duhej, duke sjelle nje fare zemerimi nga ana e sportistit.