E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala: Po na nëpërkëmbin udhëheqësit!

Halil Shala, kryetar i nëndegës në fshatin Ponesh dhe anëtar i Këshillit të Degës së PDK-së në Gjilan, ka dhënë dorëheqje, siç ka thënë ai, “për shkak të injorimit që po u bëhet aktivistëve”.

“Është e rëndë kur sheh nëpërkëmbjen e mundin e aktivistëve nga struktura komunale, gjegjësisht udhëheqëse të PDK-së. Po ashtu, është i padurueshëm injorimi dhe torturimi nga udhëheqësit e tyre, në vazhdimësi, që nga ardhja e partisë në pushtet”, thuhet në letrën e dorëheqjes drejtuar kryesisë së PDK-së, transmeton Rajonipress.

Sipas Shalës, procesi i zgjedhjeve në degën e PDK-së në Gjilan është shfrytëzuar nga disa individë “për mbjelljen e një fryme të keqe dhe kundërmuese brenda partisë”.

Shefik Surdulli, sekretar i Degës së PDK-së në Gjilan, tha se Shala nuk ka sjellë kurrfarë dorëheqje në kryesinë e PDK-së.

“Realisht ai dorëheqjen duhet t`ia ofrojë nëndegës së tij dhe Këshillit drejtues. Kurse, për akuzat që ka bërë Shala, njëherë nuk mund të komentojë asgjë”, tha Surdulli./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›