E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrin gjakun pas 30 vjetësh, vritet 63-vjeçari

Një ngjarje që ka zanafillën rreth 30 vite më parë, ka rikthyer në skenë mëngjesin e djeshëm vrasjen për Kanun. Nga Tropoja, vend në të cilin kanë jetuar palët, ngjarja është zhvendosur në Torovicë, ku mëngjesin e djeshëm është qëlluar me breshëri kallashnikovi 63 vjeçari Marash Kolndreu. Ai u vra pak metra pasi doli nga banesa, ndërsa një ftesë për kafe, nga një person i panjohur për të, mësohet se e ka nxjerrë burrin nga shtëpia. Rrugës për në qendër të fshatit, ai qëllohet me breshëri dhe humb jetën në vend. Skena e frikshme është parë nga nipi i tij, i cili më kot është munduar të vihet pas autorëve të krimit të rëndë, të cilët mësohet se me automjetin e tyre janë larguar në drejtim të Malit të Jushit. Policia menjëherë ka rindërtuar mekanizmin e krimit, ndërsa janë kryer me dhjetëra shoqërime, ku disa prej tyre, mësohet se janë njerëz të afërm të të dyshuarve. Ata janë banues të Torovicës, shkruan shekulli.

Policia e Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit është ngritur në këmbë për të arrestuar autorët, të cilët mësohet se janë dy persona dhe se prej dy ditësh gjendeshin në fshatin e njohur të Lezhës. Pak orë pas krimit janë identifikuar autorët, por deri mbrëmë vonë ata nuk janë vënë në pranga. Historia e vrasjes 30 vite më parë Tek ngjarja e dikurshme që ka sjell vrasjen e djeshme mësohet se policinë e kanë orientuar pikërisht njerëz të afërm të Marash Kolndreut. Sipas të dhënave, xhaxhai i viktimës së djeshme shumë vite më parë kishte vrarë në një zonë të Tropojës një fshatar të tijin. Gjithçka mes palëve kishte nisur, pasi viktima e djeshme ishte rrahur nga viktima e atëhershme.

Fiset Kolndreu dhe D, mësohet se jetonin jo shumë larg nga njëri-tjetri. Për atë zënkë mes nipit dhe bashkëfshatarit, xhaxhai i Marashit, kishte vrarë personin që kishte rrahur nipin. Në tentativat e mëvonshme që palët të binin dakord mes tyre për çështjen e asaj ngjarjeje të rëndë, mësohet se fisi D, nuk ka pranuar ta falë ndonjëherë gjakun e njeriut të tyre. Atëherë mësohet se xhaxhai i Marashit ka pranuar marrjen e gjakut, por me kushtin që mos t’i preket djali, pasi e kishte djalë të vetëm. Ashtu ka ndodhur, pasi sipas të dhënave, djali i autorit të vrasjes në Tropojë ka jetuar i qetë dhe i pakërcënuar asnjëherë. Burimet e policisë së Lezhës tregojnë se ai jeton jashtë vendi bashkë me familjen e tij. Mirëpo saktësohet se edhe xhaxhai i Marash Kolndreut ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Kështu, marrje. Referuar burimeve të policisë së Lezhës, dyshohet se autorët janë strehuar në zondyshohet se për faktin se për të birin ishte dhënë besa e mosprekjes, familja D., ka shkuar pikërisht te shkaktari i asaj ngjarjeje të vjetër. Ditën e djeshme është qëlluar mbi Marash Kolndreun duke i marrë edhe jetën me plumbat e një krehëri kallashnikovi.

Vrasësit e Kolndreut dyshohet se janë larguar jashtë vendi Policia e Lezhës pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar të vërtetën mbi shkakun e vrasjes së 63 vjeçarit Marash Kolndreu ka përqendruar punën e saj pikërisht mbi kapjen e autorëve dhe identifikimin e tyre. Sipas të dhënave, janë marrë deklarimet e thuajse të gjithë të njohurve të familjes Kolndreu, ndërsa është mësuar se në Torovicë jeton edhe një njeri i afërt i të dyshuarve si autor të vrasjes për gjakën përreth për dy net, ndërsa makina nga e cila kanë dalë plumbat që i kanë marrë jetën 63-vjeçarit është pikasur 3 ditë më parë në zonën e Torovicës. Nipi i viktimës, i cili ka parë automjetin të largohet, është edhe pika më e fortë ku mbështetet policia për identifikimin e tyre. Krehja e zonës, nga u dyshua se kanë lëvizur autorët për të shpëtuar nga ndjekja, ka bërë që policia të dyshojë për largimin e tyre në drejtim të Malit të Zi, si pika më e afërt e kalimit të kufirit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›