Shala: Shkëmbimi i territoreve është "i rrezikshëm"
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala theksoi se idetë për shkëmbim territoresh nuk janë të rastësishme, ndërsa vlerësoi se ato mbështeten në një gjendje faktike në veri të Kosovës, e cila është "krejt e pafavorshme për Prishtinën".
Në një intervistë për BBC-në, nënkryetari i AAK-së thotë shkëmbimi i territoreve nuk është ZGJIDHJE dhe kjo tregon, në fakt, se Serbia nuk shqetësohet fare për komunitetin serb në Kosovë, as për marrëdhëniet fqinjësore, por preokupohet vetëm si ta shpëtojë fytyrën e saj dhe të marrë një pjesë të territorit.