E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala, medalje argjendi në Kampionatin Ballkanik

Atletja shqiptare Klodiana Shala u rendit e dyta në garën e 400 metrave me kohën 54"13 duke merituar medaljen e argjendtë në Kampioantin Ballkanik të Altetikës që po zvhvillohet në Zenica të Bosnjë-Hercegovinës.Vendin e parë e zuri bullgarja Dimitrova.
Shala gjatë vitit 2006 ka thyer 5 rekorde kombëtare, 2 në garën e 220 metrave, 2 në garën e 400 metrave dhe 1 në garën e 100 metrave.
Adrmir Bregu që merr pjesë në garën e kërcimit së gjati fitoi medaljen e bronztë me 7.43 metra.Vendin e parë në këtë disiplinë e zuri greku me rezultatin 7.65 metra.
Në kampionatin Ballkanik për të rritur meshkuj dhe femra marrin pjesë sportistë nga 10 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Mali i Zi, Turqia, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Shqipëria përfaqësohet nga 18 sportistë, 11 meshkuj dhe 7 femra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›