E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaljiç: Mlladiçi nuk do jetë i gjallë deri në procesin e Hagës

Avokati mbrojtës i ish-liderit të Bosnjes Ratko Mlladiç, ka deklaruar se ish gjenerali i serbëve të Bosnjes, është aq i sëmurë sa nuk do arrijë të jetë i gjallë deri në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij.

Avokati Millosh Shaljiç, gjithashtu ka kërkuar që një grup mjekësh të ekzaminojnë 69- vjeçarin, Mlladiç.

“Ne kemi kërkuar një kardiolog, një psikiatër, një neurolog, një gastroenterologjist dhe një otroped të ekzaminojë Mlladiçin, dhe gjithashtu kemi kërkuar mjekë që do ta ndihmonin atë me problemet që ka me dëgjimin, të parin dhe të ecurin”, tha avokati Shaljiç.

Mjekët serbë tashmë kanë vlerësuar se ai do të jetë në gjendje që të përballojë ekstradimin për në Gjykatën e Hagës, ku do përballet me akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Avokati mbrojtës i Mlladiçit ka deklaruar se gjatë ditës së sotme, ai do parashtrojë një kërkesë për apelimin e vendimit, që do e trasnferonte Mlladiçin për në Hagë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›