E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës, debat për gjykimin e Haradinajn

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ditën e martë, Kuvendi do të debatojë për gjykimin në Tribunalin e Hagës, të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
 

Debati është iniciuar nga deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ndërsa Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që të mbahet seanca e jashtëzakondshme, ku do të diskutohet për gjykimin e Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Iniciativa ka ardhur edhe me mbështetjen e nënshkrimeve të 40 deputetëve të partive të ndryshme. Qëllimi i kësaj iniciative është që Kuvendi të kërkojë gjykim të shpejtë dhe të drejtë, si dhe t`i jepet Haradinajt, përkrahje institucionale. Sipas paralajmërimeve, gjykimi kundër Haradinajt do të fillojë në qershor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›