E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO kërkon ndjesë për sulmin, Karzai: Paralajmërimi i fundit

NATO theksoi me anë të një komunikate se mbrojtja e jetës së civilëve është prioritet i saj andaj raste të tilla i merr shumë seriozisht.

Në komunikatën e përbashkët të Gjeneral David Petraeusit, Gjeneral David Rodriguezit dhe Majorit të marinës, Gjeneral Xhon Toolanit shprehët keqardhja e thellë për vrasjen e civilëve në Afganistan.

Në komunikatë theksohet se sulmet ajrore u kryen pas sulmimit të një baze ushtarake të NATO-s, ku mbeti i vdekur një ushtar amerikan.

Më herët Presidenti afgan, Hamid Karzai dënoi sulmin në Helmand, i cili la të vdekur të paktën 12 fëmijë dhe dy gra. Ai theksoi se Kabuli i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-ve të ndalojnë sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve dhe se ky ishte “paralajmërimi i fundit”.

Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër theksoi se e kupton shqetësimin e Karzait dhe se i merr rastet tepër seriozisht.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-30 14:20
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›