Shalli i Edi Ramës nuk e dhashë as me lekë
08/04/2009 Kthehet në shtëpi nënë Ferideja
FIER- Feride Bako e dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “kultivim të bimëve narkotike” kthehet përfundimisht pranë familjes së saj, 2 nipërve jetimë që e presin me padurim në fshatin Mbyet të rrethit Fier. Gruaja 75-vjeçare është një nga 37 personat që janë falur ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me dekret të posaçëm. Pasi ka vuajtur për një vit dënimin e dhënë nga drejtësia në burgun e grave 325 në Tiranë, 75-vjeçarja është kthyer pranë të afërmeve të saj. Mesditën e së martës ajo është kthyer në shtëpinë e saj ku e prisnin 2 nipërit e saj jetim Sokoli dhe Xhemali 17 dhe 15-vjeçarë të cilët jetonin qysh prej 1 viti vetëm në shtëpinë e tyre, e cila është rikonstruktuar me kujdesin e kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. E lumtur që është kthyer pranë nipërve adoleshentë nën Ferideja falënderon Presidentin Bamir Topi, kreun e PS-së Edi Rama, kreun e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj për ndihmën e përfundimit të shtëpisë së lënë përgjysmë. “Falënderoj që vuri dorën në zemër Presidenti i Republikës Bamir Topin, kreun e PS Edi Ramën që më ka bërë shtëpitë vila dhe u ka mbajtur mendjen në kokë këtyre 2 nipërve të mi jetimë,vuri dorën në zemër që më mori nga barka e burgut dhe më solli në shtëpi. Unë nuk e harroj kurrë shallin e Ramës atje në burg që më mbajti ngrohtë. Kushedi sesa gra ma kërkuan me lek këtë shall, nuk ua dhashë. Unë e kam amanet nga Rama. Çupa ime edhe nëse vdes do të më vejë këtë shall në arkivol”. Falënderime të ngrohta ka dhënë nga zemra edhe vajza e Feride Bakos, e cila shtoi se tani ajo ndjehet e lehtësuar sepse barra e nipërve iu hoq. Sepse nëna iu rikthye në shtëpi dhe tashmë kujdeset ajo për ta. Falënderime të sinqerta kanë dhënë edhe nipërit e saj Xhemali e Sokoli, të cilët siç u shprehën e ndjenë shtëpinë plot me ardhjen e gjyshes së tyre të cilën e kanë në vend të prindërve. “Jemi të lumtur që sot na është kthyer nëna. Ne e kemi ndjerë shumë mungesën e saj. Falënderoj Presidentin dhe Ramën që e bëri problem çështjen e nënës sonë”,-ka thënë Sokoli. Për të pritur Feride Bakon në shtëpinë e saj kanë shkuar miq, bashkëfshatarë, të cilët i kanë uruar asaj mirëseardhjen në shtëpi dhe një fund të lumtur për të.
URIMET
“Falënderoj që vuri dorën në zemër Presidenti i Republikës Bamir Topin, kreun e PS Edi Ramën që më ka bërë shtëpitë vila dhe u ka mbajtur mendjen në kokë këtyre 2 nipërve të mi jetimë,vuri dorën në zemër që më mori nga barka e burgut dhe më solli në shtëpi. Unë nuk e harroj kurrë shallin e Ramës atje në burg që më mbajti ngrohtë. Kushedi sesa gra ma kërkuan me lek këtë shall, nuk ua dhashë. Unë e kam amanet nga Rama. Çupa ime edhe nëse vdes do të më vejë këtë shall në arkivol”. Falënderime të ngrohta ka dhënë nga zemra edhe vajza e Feride Bakos, e cila shtoi se tani ajo ndjehet e lehtësuar sepse barra e nipërve iu hoq. Sepse nëna iu rikthye në shtëpi dhe tashmë kujdeset ajo për ta.