E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet per myftiun shtyhet mbledhja per shkarkimin e tij

Kryesia e Komunitetit Mysliman vendos qe mbledhja te realizohet te merkuren

Fati i myftiut te Lushnjes Tomor Borici mbetet ende ne dore te Komunitetit Mysliman pas dyshimeve te ngritura nga policia per pastrim parash. Diten e djeshme ishte planifikuar mbledhja per te vendosur mbi shkarkimin ose jo te tij por serish eshte shtyre. Shkak eshte bere pushimi javor.

Sipas te dhenave nga Komuniteti Mysliman pas marrjes ne pyetje te myftiut te Lushnjes Tomor Borici ne lidhje me dyshimet per financime terroriste ne xhamine e ketij qyteti eshte organizuar nje mbledhje urgjente per te vendosur mbi te ardhmen e tij. Ne keto kushte mbledhja eshte mbajtur pak dite para Fiter Bajramit por lirimi i tij nga detyra ose mbajtja e tij ne detyre u la te vendoset pas kesaj feste. Megjithate sic shpjegojne burimet nga Komuniteti Mysliman kjo feste zgjat tri dite pra te enjten te premten dhe te shtunen. Por per fene islame e premtja e shtuna dhe e diela jane pushim. Meqe Fiter Bajrami eshte shtrire deri diten e shtune duke rene ne ditet e pushimit atehere kryesia e Komunitetit Mysliman ka vendosur qe keto dy dite te merren pushim dje dhe sot. Sipas te dhenave kryesia e Komunitetit Mysliman nuk eshte mbledhur dhe mbledhja eshte shtyre per neser kur ata te kthehen ne pune. Keshtu te merkuren pritet qe te merret vendimi mbi Boricin i cili u thirr ne polici si person qe ka dijeni mbi financime te dyshimta te lidhura me terrorizmin.

Behet fjale per parate mbi xhamine e Lushnjes qe sollen dyshime per myftiun dhe u zbuluan pas nje konflikti qe studenti i Medines kishte pasur atje dhe me pas kishte tentuar te kthehej ne Shqiperi. Parate e studentit shqiptar ne Medine Fadil Bardhoshi u zbuluar gjate nje kontrolli rutine. Disa dite para se ai te nisej per ne Shqiperi ka pasur konflikt me nje tjeter student. Per kete arsye ai ka vendosur te kthehet ne Shqiperi derisa situata te qetesohet duke iu shmangur ndonje konflikti tjeter. Por policia ne Arabine Saudite kishte nisur hetimin per ceshtjen e konfliktit dhe sipas informacioneve te pakonfirmuara nuk ka pasur kontakt me studentin shqiptar te cilin e kishte shpallur ne kerkim per ta marre ne pyetje. Ne keto kushte kur ai eshte paraqitur ne aeroport emri i tij eshte identifikuar nga sherbimet policore qe kane kerkuar shoqerimin e tij. Gjate kontrollit te ushtruar atij i jane gjetur 110 mije riale saudite qe sipas kursit nderkombetar jane rreth 30 mije USD. Per origjinen e parave Borici ka deklaruar se nuk ka shume informacion. Ne seancen e pyetjeve myftiu i Lushnjes ka deklaruar se ai nuk ka dijeni se kush i ka dhuruar ato para. Sipas tij ai ka mirepritur dhurata nga te gjithe besimtaret ashtu si edhe nga Fadil Bardhoshi student ne nje universitet fetar ne Medine. Tomor Borici kreu i Myftinise se Lushnjes ka qene nje emer i perfolur prej besimtareve te Lushnjes si dhe prej nje pjese te mire te klikes drejtuese te myftinise se rrethit. Dyshimet per perfshirjen e tij ne organizata islamike te cilat edhe mund ta financonin Boricin dhe aktivitetin e tij u bene publike plot tre vjet me pare atehere kur ai u vendos ne krye te myftinise. Akuzat per nje figure jo fort te paster Tomor Boricit i erdhen jo vetem nga besimtaret por edhe nga drejtuesit e meparshem te myftinise. Madje me keta te fundit myftiu i Lushnjes shkoi deri ne perplasje fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›