Shalsi: Berisha po "rrëmben" SHISH-in
"Sali Berisha po tenton të të rrëmbejë një tjetër institucion për të vendosur një kontroll mbi të gjithë institucionet", theksoi gjatë një konference shtypi deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për reforma, ndërkohë që Berisha po rihap të tjera "plagë" ndaj institucioneve.
"Ndërkohë që PS është e tepër e shqetësuar dhe shoqëria civile thellësisht e merakosur, me këtë ligj Sali Berisha na vendos edhe në një kontradiktë me partnerët tanë ndërkombëtare, kontradiktë që do të jetë e pariparueshme në rast se ai nuk do të tërhiqet nga qëllimet e tij ogurzeza", theksoi ai.
"Shqipëria e këtij dhjetëvjeçari nuk do t'ja falë Sali Berishës kryeministër, pa legjitimitet moral, kthimin mbrapsht të historisë që ne do të donim të ishte arkivuar njëherë e përgjithmonë", vijoi Shalsi.