Greqia mbështetje Shqipërisë për vizat
Greqia shpreh mbështetjen e plotë për heqjen sa më shpejt të regjimit të vizave me Bashkimin Evropian për qytetarët shqiptarë.
Deklarata është bërë nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë Z. Mihalis Krisohoidhis, i cili u prit në vizitë zyrtare nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
"Shqipëria ka bërë hapa vendimtarë në procesin e plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që shumë shpejt Këshilli i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së Bashkimit Evropian të marrë një vendim pozitiv. Ne e mbështesim plotësisht kërkesën e Shqipërisë për heqjen e regjimit të vizave duke respektuar kushtet ligjore të BE përmes kontrolleve të rrepta në mënyrë që duke hapur kufijtë të kufizojmë veprimtarinë e të gjitha rrjeteve kriminale që përdorin këto pengesa për të shfrytëzuar njerëzit fatkeq" u shpreh Ministri Krisohoidhis.
Në takimin dypalësh, Ministri Krisohoidhis premtoi se do të lobojë edhe me homologët e tjerë të vendeve të BE për të marrë sa më shpejt vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Basha dhe Krisohoidhis diskutuan gjerësisht për lehtësimin e pajisjes me dokumente të emigrantëve shqiptarë në Greqi, bashkëpunimin dypalësh në luftë kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ndërkufitar, shkëmbimin e informacionit dhe trajnimet e përbashkëta.
Në takim u ra dakord që strukturat policore të krijojnë një database të dhënash për personat në kërkim në të dy vendet, si dhe për hartimin e një programi bashkëpunimi në fushën e trajnimeve.