Shalsi: Berisha të heq dorë nga ligji i SHISH-it
Deputeti Eduart Shalsi u shpreh se amendamentet e reja të propozuara në ligj nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me përmirësimin dhe fuqizimin e rolit të shërbimit informativ “Përditë e më tepër po kuptojmë se si brendësia e ligjeve që po na servir Sali Berisha, po tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të tij, dhe qeverisë së tij, që po prodhojnë legjislacion duke u kujdesur vetëm për interesat e tyre private dhe aspak për të mirën dhe interesin publik, duke cenuar në këtë mënyrë rëndë kolonat mbi të cilat ngrihet një shtet demokratik”, theksoi ai gjatë një konference nga selia e partisë së tij. Ai shtoi se PS-ja është e vendosur të ndalojë “çdo përpjekje të Sali Berishës për të uzurpuar këtë institucion dhe nëse Sali Berisha nuk tërhiqet publikisht nga kjo iniciativë atëherë SHISH do të jetë një tjetër kusht për kthimin e opozitës në parlament”.