E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret çitakun: Angazhim për njohje të reja

Burime zyrtare nga MPJ-ja bëjnë të ditur se gjatë takimit është diksutuar për ecurinë e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Për sa u përket zhvillimeve më të fundit në Kosovë, Zoti Meta, theksoi se Shqipëria përshëndet dhe mbështet deklaratën e  Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, pas takimit në Vjenë, më 8 shkurt 2010, dhe e konsideron atë një mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane  të saj si dhe, një  rikonfirmim të përkushtimit për respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, kusht vendimtar për stabilitetin rajonal e më gjërë. Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Ministri Meta shprehu gatishmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha forumet dhe projektet e bashkëpunimit rajonal. Meta dhe Çitaku konstatuan nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjitikës, tregtisë, turizmit, arsimit dhe kulturës, dhe investimeve të përbashkëta në këta sektorë.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›