E Diel, 1 Nëntor 2026

Tico Trualli te ish-ekspozita u eshte kthyer mbrapsht pronareve



Zedhenesja e Ministrise se Bujqesise Iva Tico ka hedhur poshte akuzat e Partise Socialiste per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot. Tico u eshte pergjigjur akuzave te opozites ne emer te ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli i cili sot mban postin e ministrit te Bujqesise. Sqarojme qe ne vitin 2008 Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes nuk ka bere shitjen e pasurise shteterore ish-ekspozita Shqiperia Sot por ne kete rast u ka kthyer pronat pronareve te ligjshem konkretisht familjes Rada nje siperfaqe 5470 metra katrore dhe familjes Braja nje siperfaqe prej 841 metrash katrore - u shpreh Tico. Sipas saj cmimi i marrjes se truallit nga pronaret ne fjale eshte zero leke pasi pronaret kane marre mbrapsht pa shperblim token e tyre. Spekulimet e Shalsit me cmimet jane nje afere e zakonshme ne Bashkine ku ai ka punuar dhe tregojne mendesine e llogaritjeve te fitimeve milionere te kesaj bashkie apo te bizneseve qe tentonin ta merrnin kete prone nga shteti duke anashkaluar interesat e pronareve te ligjshem - u shpreh Tico.

9 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›