Shalsi: Hiqni dore nga pronat, do te perballeni me rezistence
Per Partine Socialiste nxjerrja ne shitje e pronave te Ministrise se Mbrojtjes po behet ne abuzim me ligjet e vendit. Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalesi akuzoi dje zyrtare te qeverise per abuzime me shitjen e pronave. Ai theksoi se dalja ne shitje e ketyre pronave po i heq pushtetit vendor disa nga investimet qe ka planifikuar per ndertimin e objekteve te sherbimeve publike. Shalesi ka qene dje ne Koder Kamez ne Tirane, ne ish-repartin ushtarak, qe sipas tij ka qene planifikuar per tu bere shkolle. Shalesi u shpreh se vendimi i qeverise per shitjen e pronave te ushtrise ja heq te drejten Bashkise se Tiranes per te ndertuar shkollen. Ai ka akuzuar per kete ministrin e Ekonomise, Dritan Prifti, ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe kryeministrin Sali Berisha. “Kemi ardhur ne koder Kamez, pikerisht ne ish repartin ushtarak 3030, te cilin prej kohesh Bashkia Tiranes e ka kerkuar per te ndertuar nje shkolle. E ndersa i gjithe ky komunitet kerkon te shohe nje shkolle ne kete vend, dora e Imamit, me urdher te Priftit, per llogari te Sali Berishes, kerkon ta shese duke e nxjerre ne listen e objekteve per privatizim, sic e shikoni ne kete njoftim”, tha nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste. Shalsi theksoi se nje vendim i tille eshte paradoksal ne momentin qe pushteti ekzekutiv kerkon me shume investime nga pushteti vendor per shkollat dhe cerdhet. “Shikoni cfare hipokrizie, tjeter rast flagrant. Nga njera ane kerkojne me shume shkolla, nga ana tjeter nxjerrin ne shitje troje te destinuara per shkolla”, tha ai. Por vec reagimit publik, Shalsi u shpreh se do te kete dhe nje reagim me te fuqishem nga ana e qytetareve dhe opozites ne rast se vendimi per shitjen e ketyre pronave vihet ne zbatim. Ai ka kerkuar qe qeveritaret te heqin dore nga ajo qe e quajti “gllaberim i pronave publike”. “Hiqni dore ose perndryshe do te perballeni me rezistencen tone te vendosur dhe me rezistencen e ketyre komuniteteve. Ne do zhbejme cdo privatizim abuziv e korruptim”, tha ai.