Sot miratohen ndryshimet ne buxhetin e vitit 2010
Kuvendi do te diskutoje sot nen per nen ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2010. Pas debateve per kalimin ne parim te ketij ligji neser deputetet do ta miratojne ate nen per nen. Ashtu si dhe ne seancat paraardhese opozita pritet te votoje kunder per kete ligj. Nderkohe qe dita e sotme e Kuvendit pritet te jete shume e ngarkuar, duke qene se jane nje sere ligjesh qe pritet te miratohen. Shumica jane kodet dhe amendimet e ligjeve per institucione te rendesishme te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar votash. Nder me te rendesishmit eshte ligjit per "Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative". Me pas renditen dhe ndryshimet ne Kodin Penal, Kodin Rrugor, Kodin Ajror, dhe Kodin Detar. Por nje ceshtje qe pritet te hap serish debat eshte ajo e ndryshimit te ligjit per Sherbimin Informativ Kombetare. Ne seancen e fundit ligji u shty pas reagimit te forte te opozites per konsultimin e amendamenteve te tij me eksperte te Aleances se Atlantikut Verior. Nderkohe qe opozita dyshon se ligji mund te hyj serish per votim ne seancen e radhes.