E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Qeveria po grabit azotikun e Fierit

Deputeti Eduard Shalsi, denoncoi atë që ai e quan ankand me fitues të paracaktuar “që ka vendosur që mbetjet metalore të uzinës të shiten për skrap.

Megjithëse komisioni prokurimit publik vendosi të pezullojë procedurën e ankandit njerëzit e Sali Berishës dhe Ilir Metës jo vetëm që nuk ndalen por përkundrazi ju vërsulen me një shpejtësi marramendëse duke çmontuar dhe transportuar”.

“Pasuria publike e shqiptarëve, të mirat e përbashkëta të shqiptareve nuk po shfrytëzohen dhe as po përdoren për interes publik por po grabiten për të majmur familjen e Saliut dhe të Ilirit. Babëzia, me të cilën këta njerëz i janë turrur çdo gjëje që u del përpara pa kurrfarë përgjegjësie e turpi, është e paimagjinueshme. Këta njerëz duhen ndalur. Këta njerëz nuk duhen lejuar të sillen me pasuritë publike si të jenë mall pa zot”, theksoi ai. Deputeti opozitar u shpreh se duhet të vendosen para përgjegjësisë të gjitha ata që kanë kryer këtë grabitje, teksa kërkoi llogari nga ministri i Ekonomisë, Naço. /Start/

                                                                                             2011-10-07 14:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›