Ngjela Opozita do te pergatise nje program unik
Aleanca e re e se majtes do te pergatise se shpejti programin e saj politik dhe ekonomik per tiu kundervene mazhorances. Partia Socialiste dhe aleatet e saj kane paralajmeruar shume shpejt nisjen e protestave ne te gjithe vendin nese ne nje kohe te shkurter mazhoranca nuk do te bjere dakord per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pikat mbi te cilat ka rene dakord ky koalicion eshte pergatitja e programit politik dhe ekonomik dhe ngritja e nje selie te perbashket te ketij koalicioni. Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela tha per Shqip se ne vendosem ta institucionalizojme koalicionin dhe ta pergatisim qe te kete nje strukture juridike me te larte. Sipas Ngjeles do ti kerkohet opinionit publik nje force me e madhe per protestat te cilat do te kene si kerkese hapjen e kutive dhe deri rrezimin e qeverise Berisha si pasoje e korrupsionit dhe paligjshmerise qe e karakterizon qeverine. Skender Gjinushi dhe Paskal Milo jane skeptike per arritjen e nje marreveshjeje madje ne kete pike Gjinushi i shikon si kohe te cuar dem edhe dy muajt kur PS dhe PD negociuan per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Kryetari socialdemokrat Skender Gjinushi thote se Kryeministri Berisha ka frike nga hetimi i zgjedhjeve te shkuara ndersa kryetari i Demokracise Sociale Paskal Milo argumenton se demokratet po perdorin qellimisht strategji e taktika per ta sfumuar transparencen deri ne prag te zgjedhjeve vendore. Milo pohon se opozita nuk do te heqe dore nga transparenca e votes dhe per kete do te perdoren te gjitha mjetet demokratike perfshire dhe protestat masive ne popull. Koalicioni opozitar ka institucionalizuar ne kete menyre dhe veprimin dhe aksionin politik qe pas takimit te nje dite me pare. Aleatet rane dakord te takohen ne menyre periodike nje here ne jave per te bashkerenduar jo vetem aksionin politik por edhe per te analizuar situaten ekonomike ne vend.