Njohje te diplomave ne Mal te Zi
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua dje me ministrin per te Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve te Malit te Zi Ferhat Dinosha me te cilin bisedoi mundesine e njohjes se diplomave si dhe te udhetimit vetem me leternjoftime elektronike. Ne identifikuam disa ceshtje ku mund te bejme progres dhe hapa konkrete vecanerisht ne drejtim te projekteve te perbashketa te infrastruktures te njohjes reciproke te diplomave dhe te levizjes se lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit duke perdorur vetem dokumente identifikimi. Gjithashtu folem per rolin e shqiptareve ne rajon dhe ndajme te njejtin vleresim se shqiptaret do te bashkohen mes tyre ne Bruksel. Me kete vizion ne arrijme te krijojme nje shpejtesi te re ne proceset integruese ne te gjithe rajonin e Ballkanit tha Haxhinasto. Nga ana e tij ministri Dinosha njeheresh kreu i Partise Unioni Demokratik i Shqiptareve ne Mal te Zi tha se do tregohet gatishemri per bashkepunim.