Shalsi zbulon detajet e parkingjeve nëntokësor në Tiranë
Si do të llogaritet numri i makinave që do të qëndrojnë në parkingje. Lëvizja e automjeteve gjatë ndërtimit të sheshit “Skënderbej”
Emanuela Sako
Parkingjet nëntokësor nuk do të prekin asnjë pjesë mbitokësore të kryeqytetit. Projekti i bashkisë për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore parashikon disa kate nën tokë, që do të shmangin trafikun e makinave në këto zona. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, në një intervistë për gazetën “Albania” zbulon detajet e projektit për ndërtimin e dy parkingjeve më të mëdha në vend. Nënkryetari i Bashkisë u shpreh se kapacitetet e parkingjeve që do të ndërtohen në parkun “Rinia” dhe në sheshin “Italia” do të jenë të formatura për kapaciete të mëdha për automjetet. Projekti parashikon që parkingjet do të jenë disa kate nën tokë, ku do të llogariten të gjitha automjetet që do të qëndrojnë në zonat përkatëse. Sipas kësaj përllogaritje do të bëhet edhe ndërtimi dhe kapacitetet që do të kenë parkingjet. Shalsi sqaroi se në projekt do të merren parasysh të gjitha makinat e rezidentëve të zonës, makinat e atyre që punojnë në këtë zonë, makinat e qytetarëve, lëvizjet e përditshme të klientëve të lokaleve, bizneseve etj. Po kështu, do të merren parasysh se sa biznese ka një zonë, sa banorë, sa hyrje dalje në ditë e të tjera, dhe gjithçka do të detajohet në zbatimin e projektit, i cili është parashikuar të fillojë nga muaji dhjetor apo nga fillimi i vitit tjetër. Ndërsa për fillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”, nënkryatari i Bashkisë, Shalsi shpjegoi itenerarin që do të ketë trafiku në qendër të kryeqytetit. Për t’u theksuar ngelet se trafiku në këtë zonë nuk do të pezullohet, por do të lëvizë sipas përcaktimit që do të bëhet në varësi të pjesëve ku do të ndërhyet. Specialistët kanë parashikuar që gjatë punimeve të lihen disa pjesë të lira për lëvizjen e automjeteve. Në këtë mënyrë nuk do të ketë krijim të trafikut dhe kaos në qarkullimin e automjeteve. Gjithçka është detajuar nga specialistët e firmave kontraktuese, të cilët kanë mundësuar ndërtimin dhe shmangien e parregullsive në kryeqytet.
Si do të jetë qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, gjatë nisjes së punimeve për zbatimin e projektit për ndërtimin e qendrës së kryeqytetit?
Konkursi ndërkombëtarne për qendrën e Tirans, në të cilin patëm nderin të kishim pjesmarrës edhe emra të shquar të arkitekturës botërore siç ishte ai i Daniel Libeskind ( i cili ka fituar edhe projektin e kullave binjake në Neë York ), ishte një tjetër shembull i një praktike dhe standardi tashmë të konsoliduar të Bashkisë në organizimin e garave, të cilat garantojnë një produkt dinjitoz. Gjithnjë e më shumë Tirana po tërheq zhvillimet e saj urbanistë, arkitekt, akademikë të famshëm në botë. Firma Hollandeze fituese paraqiti një projekt i cili nga juria (gjithashtu me emra me reputacion ) u konsiderua si më i miri dhe më i përshtatshmi. Ky projekt e përcakton zonën e sheshit “Skënderbej” një zonë pedonale (për këmbësorët). Gjatë kohës që po pergatitej projekti i zbatimit afër qendrës u bë një zbulim që nxorri në pah disa rrënoja që dëshmonin për një histori edhe më të hershme të Tiranës, nga ajo që mendohej. Të vetëdijshëm për zbulimin e rëndësishëm, ne pezulluam zbatimin e projektit të rikonstruksionit të rrugës, deri në një vendimarrje e cila do të merrte në konsideratë zbulimin e cipercituar. Përpara se sheshi i destinuar për këmbësorët të ndërtohet, është e domosdoshme që të jepet një zgjidhje për dy pika ( rrënojat e zbuluara dhe godina e INSIG-ut ). Godina e INSIG-ut është një problem që mund të zgjidhet vetëm duke shpronësuar pronarët, ndërkohë që për pjesën e rrënojave, që mendohet të jetë po ashtu pedonale, po priten përfundimet e disa studiove të huaja të specializuara në çështjet e trafikut, të cilat do të japin disa alternativa të qarkullimit të makinave përreth qendrës së Tiranës. Pra, po rimodelohen opsione nga të cilat do të zgjithet ai më i përshtashmi. Në këto rrethana ne po studiojmë që punimet për sheshin “Skënderbej” të planifikohen të realizohen me disa faza në mënyrë që makinat të vijojnë qarkullimin deri në zgjidhjen e këtyre dy problemeve.
Kur është parashikuar të fillojnë dhe të përfundojnë punimet për sheshin “Skënderbej”?
Studioja Hollandese duhet të mbarojë projektin e zbatimit rreth muajit nëntor, që do të thotë se ne mund të fillojmë paskëtaj menjëherë nga puna. Natyrisht, që siç dhe e shpjegova më lart grafiku i punimeve do të jetë i tillë që të ecë paralel me zgjidhjen përfundimtare të lëvizjes së makinave përreth qendrës së qytetit. Ne kemi në dispozicion fondin prej 5 000 000 euro të dhuruar bujarisht nga Emiri i Kuvajtit, ndërkohë që i gjithë projekti mendohet të shkojë në rreth 8 milion euro.
Si është parashikuar të jetë projekti për ndërtimin e parkingjeve në kryeqytet?
Çështja e parkingjeve është një çështje që zë fill që kur u miratua nga KRRT-ja projekti i qendrës së Tiranës. Në vitin 2004 ky plan u miratua nga KRRTRSH-ja. Në këtë plan u përcaktuan 10 vendndodhje ku do të ndërtoheshin parkingjet e nëndheshme. Ne nuk mund të inicionim dhënien me koncesion ( praktikë e njohur ndërkombëtare )sepse nuk na e lejonte ligji. Këshilli Bashkiak në nëntor të vitit 2006 i trajtoi si çështje dhe ia dërgoi për kompetencë qeverisë dhënien me koncesion për ndërtimin e parkimeve të nëndheshme. Në atë kohë ndryshoi ligji, i cili na e kalonte ne si Bashki kompetencen e dhënies me koncesion. Por, meqenëse kishim të bënim me propozime të pakërkuara ne duhej të prisnim, jo pak por rreth 2 vjet, sistemin e pikëzimit nga qeveria qendrore. Me t’u miratuar pikëzimi ne po hartojmë një detyrë projektimi për të cilën po asistohemi nëpërmjet BERZH-it nga një studio e huaj. Shpresojmë që nga muaji tetor të jemi gati për shpalljen e garës së hapur për ndërtimin e parkimeve nëntokësore, sipërfaqja e të cilave tek parku “Rinia” do të jetë edhe më e gjelbër nga ç’është aktualisht ndërkohë që tek sheshi “Italia” do të ridezinjohet.
Sa kohë do të zgjasin punimet për ndërtimin e dy parkingjeve nëntokësorë?
Zbatimi i projektit për ndërtimin e parkingjeve nëntokësorë do të varet nga kapacitetet e tyre, por mund të thuhet se në rast se nuk dalin të papritura (nëntoka e Tiranës ruan ende “mistere” ) mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 1 vit.
Sa do të jetë kapaciteti i parkingjeve në parkun “Rinia” dhe në sheshin “Itali”?
Kapaciteti do të vendoset nga detyra e projektimit, që do të jetë gati besojmë nga fundi i tetorit, por mund të themi se po vlerësohen nevojat e rezidentëve, institucioneve dhe vizitorëve përreth parkimeve. Do të merren parasysh shumë elementë që kanë të bëjnë edhe me zhvillimet e pritshme ndërtimore në zonat afër këtyre parkimeve.
Pse ka lindur debati që kundërshton ndërtimin e parkingjeve në qendër të kryeqytetit?
Në jo pak raste, politika shterpë dhe e paaftë të kuptojë zhvillimet progresive, ka lëshuar lloj lloj mufkash. Këta profanë, këto kohët e fundit, me akuzat e tyre të pathemelta kanë marrë përsipër të dezinformojnë qytetarët. Por, përkohësisht, vetëm përkohësisht pasi ajo që do t’i mbetet Tiranës nuk do të jenë kakarisjet politike por këto vepra që po e afrojnë gjithnjë e me tepër kryeqytetin me standardet e europës ku aspirojmë të jemi pjesë. Kur projektet të përfundojnë gjithkush që hodhi shashka do të kampohet nga ndjenja e turpit.
Investimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 38 shkollave
Bashkia e Tiranës ka projektuar ndërtimin dhe rikonstruksionin e 38 shkollave të kryeqytetit. Falë projektit të bashkisë, i cili është në zhvillim e sipër, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë në ambiente apo kushte të përshtatshme, ku do të shmangen dyndjet në klasa. Të gjitha shkollat janë të pajisuar me kënde sportive për argtimin e tyre në orët e lira. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, zbardhi projektin për ndërtimin dhe rikonstuksionin e të gjitha shkollave të mesme dhe 9-vjeçare që janë ndërtuar apo rikonstruktuar dhe ato për të cilat aktualisht po punohet. Sipas Shalsit, projekti për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave filloi në 2006-ën dhe do të përfundojë në 2009-ën. Aktualisht kanë përfunduar 12 shkolla të rikonstruktuara dhe janë bërë 7 ndërtime të reja në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërsa në shtator pritet të përfundojnë 12 rikonstruksione të tjera dhe 4 shkolla të reja. Ndërkohë që në 2009-ën, që është edhe afati i fundit i përfundimit të projektit, mbeten vetëm 3 shkolla deri në përfundim të projektit. Këtë vit shkollor, një numër i madh nxënësish do të nisin vitin shkollor në ambiente të reja dhe me kushte të përshtatshme për zhvillimin mësimor. diskutimet per nje faze te dyte te ketij projekti, menjehere pas perfundimit te te parit.
28 Gusht 2008