Kolorado, Klinton bën thirrje për bashkim me Obamën
Hillari Klinton ka bërë thirrje për bashkim gjatë fjalimit të saj në konventën e Partisë Demokratike të Denverit, në Kolorado. Ish-zonja e parë premtoi se do të punojë për Barak Obamën dhe u bëri thirrje mbështetësve të saj të bashkohën për Shtëpinë e Bardhë. “Është koha të bashkohemi si një parti e vetme dhe më një qëllim të vetëm”,- është shprehur Kinton. “Barak Obama është kandidati im dhe ai duhet të bëhet presidenti ynë”,- dekaroi senatorja e Nju Jorkut para turmës. “Kur Barak Obama të jetë në Shtëpinë e Bardhë do të rizgjojë ekonominë tonë, do të mbrojë dhe punojë për popullin amerikan dhe do të realizojë sfidat globale të kohës”,- theksoi Hillari. Ish-zonja e parë u bëri thirrje edhe delegatëve se nëse kishin votuar për të apo për Barak Obamën, tani ishte koha që demokratët të bashkoheshin si një parti e vetme. “Është koha ta rimarrim vendin tonë që e duam. Dhe nëse votuat për mua apo për Barakun, tani është koha të bashkohemi si një parti e vetme, me një qëllim të vetëm”,- është shprehur Klinton. Mbështetjen e delegatëve dy ditë më parë e kërkoi edhe bashkëshortja e Obamës, Mishel dhe Senatori veteran, Eduard Kenedi. Mishel tha delegatëve se ajo dhe burri i saj ndanin vlerat amerikane dhe se ai do ti sillte Shteteve të Bashkuara, ndryshimin që kishte nevojë vëndi. Ndërsa senatori theksoi se ky ishte absolutisht një sezon shprese. Ditën e sotme, Obama pritet të pranojë kandidaturën e Partisë Demokratike, gjatë një fjalimi në Invesko Field, pallati i sportit i Ligës Kombëtare të Futbollit.
28 Gusht 2008