E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamata: Sistemi meritë-preferencë, ul korrupsionin

Teksa procesi i maturës po i afrohet fundit për këtë vit, ekspertë të arsimit thonë se zbatimi i sistemit meritë-preferencë, ka ulur korrupsionin në arsim. Libri i Transparencës tashmë është në duart e maturantëve, duke i dhënë mundësinë atyre të shohin gabimet në përllogaritjen e pikëve dhe të bëjnë kalkulimet për degën e preferuar. Ky sistem, sipas zv/ministrit të Arsimit Halit Shamata, është imun ndaj çdo ndërhyrje nga jashtë duke mos lënë vend për rryshfetet.
 

Pavarësisht kësaj, Shamata pranon faktin se mitmarrja vazhdon të mbetet një nga problemet më shqetësuese, ku njerëz të ndryshëm u kërkojnë para nën dorë prindërve, duke thënë se fëmija e tyre do të fitojë studimet e larta.
 

Ndryshe nga vitet e kaluara, preferencat e maturantëve këtë vit shkojnë drejt lëndëve të teknologjisë së informacionit. Ndërsa, për ata që kanë përllogaritur pikët, Shamata kujton se faza e parë e shpalljes së rezultateve paraprake, do të jetë 11 shtator, ndërsa më 23 shator do të publikohen rezultatet përfundimtare.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›