E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrikë, Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka udhëtuar në Abuja të Nigerisë, ku ka zhvilluar një darkë të përbashkët me presidentin e këtij shteti, Gudllak Xhonatan.

“Nigeria, si njëri ndër shtetet më të fuqishme të kontinentin afrikan, pritet ta njohë Kosovën në një periudhë të afërt”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pacollit.
 

Dje, pavarësia e Kosovës është njohur nga Guinea dhe Nigeri, duke e çuar në 79 numrin e shteteve, që kanë njohur deri më sot pavarësinë. Kosova shpalli pavarësinë me 17 Shkurt 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›