Shamku Berisha po shkaterron universitetet publike
Sali Berisha foli serish me fjale te medha per arsimin por me cka thote e cka ben ne fakt Sali Berisha ka nje hendek qe e vuajne tanime te gjithe shqiptaret. Sali Berisha deklaroi se eshte rritur numri i pedagogeve por realiteti eshte krejt tjeter. Me qindra pedagoge e arsimtare jane hequr nga puna me se shumti per arsye politike. Sali Berisha deklaron rritje te cilesise se mesimdhenies por fatkeqesisht pedagoget shqiptare ne vend qe te ndiejne mbeshtetjen e qeverise jane trajtuar si fakire te keqpaguar te lene pa rroga e te cenuar ne dinjitet tha deputetja Ledi Shamku. Sipas saj Sali Berisha pati paturpesine te flase per rendesine e punes kerkimore ne nje kohe kur po ky Sali Berishe eshte autori i shkaterrimit te te gjitha institucioneve shkencore ne kete vend. Deklarata zyrtare e deputetes ka vijuar me tej Keshtu pra ska shqiptar qe nuk e di tashme se ju Sali Berisha jeni shnderruar ne shefin e analfabetizmit e se serish dje per te njeqinden here kishit mu ne zemer te Mirdites 150 nxenes ne proteste tok me prinder e se ju ia pushuat mesuesit nga puna dhe ua kthyet shkollen ne klasa kolektive sic e kishin 40 vjet me pare. Sepse nga renditja qe ndermoren vetiu agjencite nderkombetare te cilat per fat nuk jane nen pushtetin tuaj e qe ju nuk i blini dot Universiteti Politeknik i Tiranes u rendit i fundit ne bote. I fundit ne bote Ketu e keni katandisur shkollimin ne Shqiperi ju Sali Berisha ju foles i madh dokrrash ende me te medha.