Shamku-Berishës: Jepu rrogat mësuesve, ose largohu
Sipas deputetes Ledi Shamku, ka tre muaj që mësuesit e dispozicionit, nuk kanë marrë rrogat e tyre.
“Po mbushen tre muaj që këta argatë fatkeqë shtyjnë ditët, gojëkyçyr prej zorit se po të ndjehen për rrogën që u takon. Ndaj mësuesit nuk flasin, por ne i themi Sali Berishës jepu rrogat ose largohu. Sali Berisha harxhoi 2 milion euro vetëm për banderola, me papërgjshmërinë e tij la pa rroga gjithë mësuesit me kontratë”, theksoi Shamku për gazetarët.
“Sali Berisha, ke përdhosur e po përdhos si mos më keq një nga figurat më të shtrenjta të këtij kombi – mësuesin. Jepu sot këtyre burrave e grave rrogën që u takon me ligj e me të drejtë, ose përndryshe përgatitu të ikësh me turp, duke marrë mbi shpinë gjithë neverinë dhjetëra mijëra arsimtarëve që sot, veç tjerash, të tregojnë me gisht edhe si njeriun që i vuri kazmën arsimit në Shqipëri”, shtoi ajo.