Ministria e Jashtme: Hyrja ne FMN, konfirmon progresin e Kosoves
Ministria e Puneve te Jashtme, pershendet anetaresimin e Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe e konsideron ate nje hap tjeter historik dhe te rendesishem, nje perkrahje per institucionet demokratike dhe popullin e saj, si dhe nje kontribut real per stabilitetin e rajonit. "Ministria e Puneve te Jashtme, vlereson se anetaresimi ne nje organizate te tille prestigjioze nderkombetare konfirmon njohjen, nga komuniteti nderkombetar, te progresit qe ka bera Republika e Kosoves dhe transformimet e padiskutueshme qe ka perjetuar ajo, gjate vitit te pare si shtet i pavarur"- thuhet ne njoftimin per shtyp, te shperndare nga kjo Ministri.