Meta, ne serat e domateve ne Divjake: Do ju subvencionojme
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, premtoi dje ne Divjake, subvencionim nga 25-50 per qind, te te gjitha imputeve bujqesore. Sipas tij, ne programin e LSI-se, parashikohet mbeshtetja dhe subvencionimi nga 25 per qind deri ne 50 per qind nga ana e qeverise, permes buxhetit te shtetit te te gjitha inputeve bujqesore, qe nga punimi i tokes, plehrat kimike, farerave, fidaneve deri ne subvencionimin ne masen 20 per qind te sasise se prodhimit. "Njekohesisht programi parashikon ngritjen e gjithe asaj industrie agro-perpunuese, e cila eshte pothuajse e paperfillshme ne keto momente, ne menyre qe te plotesohet i gjithe zinxhiri agro industrial", tha Meta. Me pas, LSI mori pjese ne nje takim me te rinjte e Divjakes. Meta u beri thirrje te rinjve, te reagojne. Sipas tij, eshte rinia ajo qe kerkon mundesi me te mira per t'u shkolluar. "Une ju ftoj te gjitheve qe me 28 qershor t'u themi te gjithe te rinjve te Shqiperise, se ne radhe te pare Koha per Veprim, do te thote koha per rinine, eshte momenti qe ajo te marre nje rol me te madh dhe vendimtar per ndertimin e Shqiperise Evropiane, pikerisht ketu ne Divjake dhe ne te gjithe Shqiperine, sepse vendi yne i ka te gjitha mundesite te jete nje vend evropian", tha Meta. Lideri i LSI ka pasur dhe nje takim me perfaqesues te shoqates se biznesit fason. "Propozimet tona kane te bejne me heqjen e tatimit mbi fitimin, deri ne dhjetor te vitit 2010, subvencionimin e sigurimeve shoqerore ne masen 50 per qind deri ne fund te vitit 2011 dhe subvencionimin 100 per qind te sigurimeve shoqerore per cdo vend te ri pune, qe do te krijohen ne kete periudhe krize", tha ai.