Shamku: Heqja e TVSH për arsimin, vendim i vonuar
Ajo tha se kjo taksë hyri në fuqi në 2008, dhe u kundërshtua nga Partia Socialiste. “Ndonëse ndihemi të lehtësuar që kjo nismë e Partisë Socialiste më në fund është realizuar, nuk mund të rrimë pa shprehur shqetësimin tonë për politikat konfuze që ka ndjekur qeveria Berisha kundrejt arsimit si dhe për dhe dëmin e vonesat që këto politika kanë shkaktuar”, theksoi ajo. “E duke qenë se ke pohuar po vetë se kjo taksë qe e gabuar, je i detyruar ta shoqërosh këtë vendim me një ndjesë publike ndaj familjeve që e paguan këtë taksë për kaq vite për shkak të babëzisë tënde”, shtoi.